Me fitoren kundër Tottenhamit, Liverpooli ka arritur shifrën e 66 ndeshjeve pa humbje në Anfield.
Hera e fundit kur ishte mposhtur në shtëpi, ishte në muajin prill të vitit 2017 nga Crystal Palace me rezultat 1-2.
Të dy golat për mysafirët, i kishte shënuar ish-sulmuesi i Liverpoolit, belgu Christian Benteke.
Trajner i Crystal Palace, ishte Sam Allardyce, i cili është menaxheri i vetëm që ka fituar në Anfield në tre vjetët e fundit.
E pikërisht me këtë njeri do të përballet trajneri gjerman Jurgen Klopp, në ndeshjen e ardhshme si vendas që Liverpooli e luan kundër West Bromit.
Sam Allardyce është emëruar së fundi trajner i West Brom, duke zëvendësuar kroatin Slaven Bilic./VAR Kosova/