Atletico Madridi dhe Bayern Munich kanë luajtur baras 1-1 në ndeshjen e pestë të fazë së grupeve.

Atletico Madridi e nisi shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar dy herë që në fillim.

Angel Correa dhe Yannick Carrasco kishin raste të mira, por që nuk arritën të tundnin rrjetën.

Por këtë gjë e bëri Joao Felix në minutën e 26-të pas një asistimi të bukur të Marcos Llorente (1-0).

Bayern që ishte futur më shumë ndryshime në këtë ndeshje, rrezikoi për herë të parë me Jamal Musialan.

Marcos Llorente e kishte rastin e fundit në pjesën e parë.

Më pjesën e dytë spanjollët tentuan ta ruanin rezultatin, ndërsa gjermanët kërkonin golin e barazimit.

Kjo bëri që mos kishte shumë raste në këtë lojë.

Kur pritej që Atletico të merrte fitoren, Felipe gaboi në zonë duke shkaktuar ndërhyrje, ku gjyqtari Clement Turpin e konsideroi penallti.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Thomas Muller për 1-1 në minutën e 86-të të ndeshjes.

Bayern me këtë barazim ka 13 pikë, ndërsa Atletico Madridi ka gjashtë pikë dhe kualifikimin duhet ta sigurojë në ndeshjen e fundit