Pas pushimit dimëror, skuadrat italiane do të rikthehen në aksion këtë fundjavë.
Futbollistët e skuadrave italiane tashmë kanë nisur përgatitjet për ndeshjet e ardhshme.
Në stërvitje sot u paraqit edhe skuadra e Lazios, para ndeshjes ndaj Genoas.
Ndërkohë, gazetarit italian, Niccolo Di Leo e ka impresionuar puna e madhe e Vedat Muriqit në stërvitje.
Ai ka shkruar se pas përfundimit të seancës stërvitore, Muriqi vazhdoi me punë në stërvitje duke ushtruar goditjet në portë.
“Pas përfundimit të seancës së rregullt stërvitore, derisa lojtarët hynin në zhveshtore, Muriqi ka qëndruar në fushë duke i ushtruar gjuajtjet në portë” ka shkruar Di Leo.