Vlera e mbrojtësit kosovar Betim Fazliji është rritur mjaft shumë në treg, ku sipas “transfermarkt”, kartoni i lojtarit tani kushton 1.3 milionë euro.

Betim Fazliji i cili nga nëntori ka filluar që të luajë për Kosovën, është ngritur shumë për nga cilësia, gjë që ka bërë që edhe çmimi i tij në treg të rritet.

Sipas faqes më të madhe që merret me tregun e futbollit, “transfermarkt”, me 28 dhjetor pra dy ditë më parë, vlera e Fazlijit është rritur në 1.3 milionë euro, derisa gjatë verës vlera e tij ishte vetëm 700 mijë euro.

Aktualisht mbrojtësi kosovar luan në St.Gallen ku edhe po kalon formë të shkëlqyer.

Në këtë sezon, Fazliji ka luajtur në 13 ndeshje ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një assist.