AS Roma është ndër klubet më me famë në Itali dhe në botë. Klubi italian edhe pse në dekadën e fundit nuk ka fituar asnjë trofe madhor, jashtë fushës është shembull për klubet tjera, shkruan VAR Kosova.

Roma në rrjetin social Twitter pak orë më parë ka publikuar një fotografi me një rrëfim tejet interesant.

Klubi romak ka njoftuar se i ka dërguar një pako ushqimore tifozes më të vjetër, Maria Caldironi, pasi tre fëmijët e saj kanë vdekur gjatë viteve të fundit.

Caldironi është më e vjetër se klubi, pasi sot ka mbushur 94 vjetë.

Në lagjen e saj Caldironi njihet si “Mrs Maria the Romanista”.

Klubi italian nëpërmjet platformës së Twitter, gjatë prezantimit të futbollistëve, publikon edhe informacione për njerëz të zhdukur për të cilët nuk dihet fati i tyre. /VAR Kosova/