Mesfushori i Kombëtares së Kosovës U21, Eris Abedini ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë një ndeshje me klubin e Granadës.
Abedini ka lënduar ligamentet e brendshme të gjurit, gjë që e detyron atë të qëndrojë jashtë fushave për një muaj.
Ai aktualisht është duke u stërvitur që të rikthehet në formë.
Kujtojmë se kishte dyshime se mesfushori ynë të mos luante për 6 muaj, por me kontrollet e mjekëve thuhet se kohëzgjatja e këtë lëndimi është vetëm një muaj.