Lojtari më i mirë i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne besohet se e ka refuzuar propozimin e parë nga Manchester City për rinovim të kontratës, transmeton Var Kosova.

City hapi bisedimet vitin e kaluar për rinovim të kontratës së mesfushorit belg, që skadon në vitin 2023.

Klubi dëshiron ta shpërblej lojtarin me një kontratë të re 5 vjeçare, por pavarësisht vullnetit të mirë, De Bruyne nuk pritet ti pranojë kushtet e ofruar nga Manchester City.

De Bruyne momentaisht fiton rreth 310 mijë funte në javë, duke qenë kështu njëri nga lojtarët me të paguar në Premier Ligë, por për ta vazhduar qëndrimin në “Etihad”, Manchester City duhet ta përmisojë ofertën fillestare.

Kujtojmë që lojtari është instrumental në planet e trajnerit spanjoll, Pep Guardiola, dhe një largim i mundshëm nuk do të ishte aspak i mirëpritur.