Arsenali është mposhtur në udhëtim te Wolverhampton Wanderers me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.

The Gunners  kaluan në epërsi pas vetëm nëntë minutash lojë me anë të Bukayo Sakas, mirëpo goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje nga VAR-i.

Mirëpo, Nicolas Pepe (32′) u siguruar që kësaj here të jetë gol i rregullt, pas një asistimi nga Alexandre Lacazette.

Topçinjtë ishin tejet të pafat në minutën e 45+3-të, pasi David Luiz bëri ndërhyrje të palejueshme n zonën e skuadrës së tij, duke shkaktuar penallti.

Nga pika e bardhë, Ruben Neves (45+5′) u treguar i saktë, për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Pjesa e dytë ishte edhe më dramatike, me Arsenalin që u shokuar edhe dy herë të tjera.

Fillimisht, Joao Moutinho e përmbysi rezultatin për 2-1 në minutën e 49-të, për t’i dhënë skuadrës së tij golin e epërsisë.

Bernd Leno nuk ishte në natën e tij më të mirë, dhe si bashkëlojtari i tij Luiz edhe ai u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 72-të.

Wolvesi kishte shansin që të thellonte edhe më shumë epërsinë, mirëpo ishte fati nuk deshi që ata të shënonin më shumë gola.

Pas javës së 22-të, Arsenali është në vendin e dhjetë me 31 pikë, derisa në xhiron e 23-të do të takohet me Aston Villën.