Është mbyllur ndeshja e parë gjysmëfinale mes Napolit dhe Atalantës në Kupën e Italisë.

Ndeshja në fjalë u zhvillua në “Diego Armando Maradona” u mbyll baras pa gola.

Te Napoli, Elseid Hysaj u paraqit 90 minuta, kurse Amir Rrahmani ishte në bankën e rezervistëve.

Ndërkaq, tek Atalanta, Berat Gjimshiti ishte i plotë dhe bëri paraqitje të mirë në mbrojtje.

Ndryshe, nga kjo ndeshje, finalisti do të caktohet në ndeshjen e kthimit.