Andrea Pirlo dhe Juventusi kanë marr një lajm të keq në prag të sfidës ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.
Bëhet fjalë për mbrojtësin italian, Leonardo Bonucci i cili ka pësuar një lëndim muskulor.
Ky lëndim pritet ta mbaj jashtë fushave për rreth 3 javë ka raportuar Juventusi.
“Zonja e Vjetër” luan nesër në udhëtim sfidën e parë ndaj Portos në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë në fundjavë, Juve pret Crotonen në shtëpi.