Gerard Pique është rikthyer përsëri në stërvitje te Barcelona. 

Qendërmbrojtësi spanjoll mbushi 34 vjeç dje dhe pati një koment interesant rreth ditëlindjes. “Dhurata më e mirë, jam kthyer”, ka shkurar Pique në Twitter.

Në videon që përfshiu mund ta shihni atë duke punuar, duke bërë ushtrime me top etj.

Pique u dëmtua më 21 nëntor kundër Atletico Madrid në Wanda Metropolitano. 

Pas një përplasjeje me Angel Correa, Pique lëndoi gjurin e djathtë.