Reimsi është përballur sot me Montepellierin në kuadër të elitës së futbollit francez.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të, Reimsi ka barazuar pa gola me Montepellierin në shtëpi.

Në këtë ndeshje, u paraqitën edhe dy futbollistët nga Kosova, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli te Reimsi.

Berisha ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 74-t.

Kurse, Zeneli u inkuadrua nga minuta e 59-të e ndeshjes.

Nga “WhoScored”, Berisha u vlerësua me notën 6.1, kurse Zeneli me notën 5.9.