Lojtarët shqiptarë janë ndër rastet më unike në botën e futbollit, duke qenë se kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë për shumë kombëtare të botës, shkruan VAR Kosova.

Përderi sa Shkodran Mustafi u shpall kampion i botës me Gjermaninë, Xherdan Shaqiri realizoi hattrick në Kampionat Botëror me Zvicrën, Lorik Cana udhëhoqi Shqipërinë drejt kualifikimit në Kampionat Evropian, e Vedat Muriqi e bëri Kosovën krenare në Ligën e Kombeve.

Por gjithmonë ka ekzistuar dilema se cili është lojtari më i mirë në histori të futbollit shqiptar.

Përgjigjie rreth kësaj teme ka dhënë ish trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i cili tashmë është në rolin e analistit.

Sipas Munishit, lojtari më i mirë shqiptar në histori është Fadil Vokrri.

“I pari është pa diskutim Fadil Vokrri, i dyti është Granit Xhaka dhe i treti është Xherdan Shaqiri” – tha ai.