Vazhdon fati ters për Jurgen Klopp dhe Liverpoolin këtë sezon, transmeton VAR Kosova.

Pas një mali me lëndime, së fundmi është lënduar edhe mesfushori i konvertuar në mbrojtës këtë sezon, Fabinho.

Mesfushori brazilian ka pësuar një lëndim muskulor dhe ende nuk dihet sa kohë do të jetë jashtë, por në ndeshjen e ardhshme nuk do të jetë në dispozicion.

Kjo do të thotë se një nga përforcimet e fundit, Ozan Kabak apo Ben Davies të debutojë në qendër të mbrojtes.