Top golashënuesi i La Ligas spanjolle Luis Suarez, thuhet se e ka një opsion sekret në kontratën e tij aktuale me Atletico Madridin, të cilin nuk do ta përdor, raporton “Marca”.

Suarez mund të largohet nga klubi madrilen si lojtarë i lirë në fund të këtij sezoni, dhe kjo gjë është e përfshirë në kontratën aktuale që e ka uruguajani.

34 vjeçari u transferua tek Atletico Madridi nga Barcelona këtë sezon, dhe është duke kaluar nëpër një formë jetësore, ku ka arritur të paraqitet në 18 ndeshje në La Liga, duke regjistruar 16 gola dhe dy asistime për skuadrën e Atleticos.