Sot skuadra e Napolit ka kryer seancën e radhës stërvitore para ndeshjes me Juventusit që zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00.

Pjesë e këtyre stërvitjeve është edhe mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, ndërsa Hysaj po vazhdon rehabilitimin si shkak i një lëndimi që ka pësuar.

Nesër, Rrahmani pritet të luajë nga minuta e parë, pasi në mbrojtjen e napolitanëve ka mungesa si shkak i lëndimeve.