Manchester City arriti të marr fitoren e 20-të radhazi në të gjitha garat, pas triumfit 2-1 ndaj West Ham United në Premier Ligë, transmeton VAR Kosova.

Skuadra e Pep Guardiolas ja doli të shkëputej 13 pikë më shumë se vendi i dytë, që mbahet nga Manchester United.

Megjithatë, një faktor i madh për këto rezultate është skuadra e madhe e Manchester Cityt, ku vetëm sot, vlera e lojtarëve të cilët ishin në bankën rezervë kapte shumën prej 500 milionë dollar.

Në fushë ishin emra të njohur si Kevin De Bruyne, Sergio Aguero, Ilkay Gundogan, ndërkohë në bankën rezervë ndodheshin Sterling, Gabriel Jesus, Zack Steffen, Aymeric Laporte, Rodri, Bernardo Silva, Mendy dhe Joao Cancelo.

Ndonënse në shaka, ka të vërteta në pretendimet ku thuhet se Manchester City nuk ka skuadër B, ku të gjithë lojtarët e ekipit janë futbollistë të klasit të lartë./VAR Kosova/