Steven Gerrard konsiderohet gjerësisht si lojtari më i mirë në histori të Liverpoolit, duke qenë ikonë e klubit nga veriu i Anglisë, transmeton VAR Kosova.

Gerrard, i cili luajti 17 vite për “The Reds”, fitoi 9 trofe dhe luajti 710 ndeshje duke shënuar 186 gola.

Tashmë trajner i Rangers, Gerrard zbuloi një peng që e ka prej largimit të tij nga Liverpool në vitin 2015.

“Duke shikuar mbrapa, dëshiroja që të kisha nënshkruar një kontratë të fundit, një vjeçar të cilën Liverpool ma ofroi, për shkak se do të kisha mundësinë që për një kohë të shkurt të luaj nën urdhërat e Jurgen Kloppit” – u shpreh ai.

Jurgen Klopp është bërë njëri nga trajnerët më të suksesshëm në histori të Liverpoolit, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën.