Edin Dzeko do të synojë deri në fund të kësaj dite të largohet nga klubi i AS Romës. Sulmuesi boshnjak ka prishur marrëdhëniet me trajnerin portugez, Paulo Fonseca dhe tashmë klubi ka vendosur të jetë në krahun e trajnerit.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme gazeta e njohur italiane “Gazzeta dello Sport” raportoi se agjentët e boshnjakut kanë kontaktuar Manchester United për t’i ofruar shërbimet e klientit të tyre.
Pastaj, edhe mediet angleze filluan të raportojnë se klubi anglez është i interesuar që ta transferojnë ish yllin e Manchester Cityt.
Megjithatë, eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka raportuar se Manchester United nuk është i interesuar për Edin Dzeko deri në këto momente.
Manchester United këtë verë transferoi sulmuesin e njohur Edinson Cavani por forma jo e mirë e tij dhe Anthony Martial, mund të shtyjë trajnerin norvegjez Ole Gunnar Solskjaer që të ndryshojë mendjen deri në fund të ditës.
Edhe pse për t’u realizuar ky transferim duhet kohë dhe me orët e mbetura do të jetë shumë vështirë, pasi sot mbyllet afati kalimtar i janarit.
Dzeko nuk ishte fare i përfshirë në fitoren e Romës të dielën mbrëmja ndaj Hellas Veronës (3:1) në kuadër të Serie A. /VAR Kosova/