Bayern Munchen triumfoi 1-4 ndaj Lazios në “Olimpico” mbrëmjen e kaluar. Kampionët në fuqi të Champions League, mbyllën që në ndeshjen e parë çështjen e kualifikimit në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Një fitore e madhe ndaj bardhekaltërve italianë, sidomos për Joshua Kimmich. “Xholi” i Bayern Munchen, njëkohësisht një nga yjet e skuadrës bavareze, siguroi fitoren e 38-të në 50 ndeshje të luajtura në Champions League.

Shifra fantastike për 26-vjeçarin gjerman. Askush nuk e ka arritur këtë numër fitoresh në 50 ndeshje të luajtura në turneun prestigjioz. Pas tij renditjet një tjetër bavarez, Thomas Muller me dy fitore me pak, po aq sa numëron edhe Casemiro i Real Madrid.