Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha feston sot ditëlindjen.

Mesfushori i njohur kosovar që paraqitet tek Reims në Francë ka mbushur 28 vjet.

E me këtë rast një nga të parët që e ka uruar atë ka qenë bashkëlojtari tek Kosova dhe Reims, Arbër Zeneli.

Zeneli u fut në dhomën e fitnessit të skuadrës dhe e uroi mikun e tij, të gjithë këtë moment ai e publikoi në rrjetin social instagram.