Përballje të zjarrta ka siguruar shorti i çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

Skuadrat që u përballen në edicionin e kaluar në finalen e madhe, Bayern Munchen dhe PSG-ja do të ndajnë mejdanin në kuadër të çerekfinales. Real Madridi do të përballet me Liverpoolin, kurse në dy ndeshjet e radhës do të takohen Manchester City-Borussia Dortmund dhe Porto-Chelsea.

DY SFIDAT GJYSMËFINALE

Bayern Munchen-PSG vs Manchester City-Dortmund
Real Madrid-Liverpool vs Porto-Chelsea