Shqipëria do të jetë mysafir i San Marinos për ndeshjen e tretë kualifikuese për në Kampionatin Botëror.

Kuqezinjtë do të takohen me rivalin jo edhe të vështirë në letër, nga ora 20:45 në stadiumin “Stadio San Marino”.

Shqipëria e fitoi takimin e parë përballë Andorrës me rezultat minimal 1-0, mirëpo humbi në shtëpi ndaj Anglisë me 2-0.

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën zyrtare stërvitore para sfidës me San Marinon.

Edy Reja shpreson që nga ky takim të dalin me tre pikë, duke shpresuar në një pozicionim sa më të mirë në kampanjë.

Në anën tjetër, Andorra e ka filluar keq këtë fazë, duke pësuar humbje në të dyja disfatat që ka zhvilluar.

Anglia është aktualisht lider i Grupit I me gjashtë pikë, Polonia dhe Hungaria me katër, Shqipëria me tre dhe Andorra e San Marino ende pa pikë.