Është duke u zhvilluar takimi i mbetur i Serie A mes Juventusit dhe Napolit, transmeton VAR Kosova.
Cristiano Ronaldo ka kaluar Juventusin në epërsi në minutën e 11-të të takimit, pas një asistimi perfekt nga Chiesa, i cili trullosi mbrojtjen e Napolit para se të dhuronte një top perfekt në zonë për portugezin që shënoi golin e 25-të këtë sezon në ligë.
Por paraprakisht, Ronaldo humbi një mundësi të artë, ku dështoi nga afërsia pas një harkimi nga Danilo.



























