Ideja për krijimin e Superligës Evropiane tani ka marrë një kthesë tjetër dhe ka dyshime të mëdha.

Sipas asaj që raporton The Guardian, Chelsea dhe Manchester City kanë dyshime tani me krijimin e Superligës Evropiane.

Diskutimi u bë sot (e marte) në mbledhjen e mbajtur nga UEFA, pasi u bë e ditur se dy klube mund të përjashtohen.

Shtëpia e futbollit evropian ka bërë të ditur se klubet që tentojnë të themelojnë një garë tjetër, do të përjashtohen nga çdo kompeticion tjetër, përfshirë këtu edhe ndeshjet me kombëtare për lojtarët.