Trajneri i Manchester Cityt ka folur për Superligën Evropiane.
Pep thotë që nuk di diçka më shumë se deklarata e postuar nga Superliga Evropiane, andaj është diçka që nuk mund të flasë, pasi nuk i di mirë detajet.
“Ata më thanë që do ta publikojnë një deklaratë, aty është deklarata, por askush nuk po jep më shumë detaje”, tha fillimisht Pep Guardiola.
“Presidenti mund t’ju flasë më shumë në lidhje me këtë, unë mund t’ua them vetëm opinionin tim”.
“Por mund të them se nuk është sport nëse nuk ka relacion mes përpjekjeve dhe suksesit. Nuk është sport nëse nuk ka rëndësi në qoftë se humbet” – deklaroi ai.



























