Kombëtarja e Kosovës në futboll gjatë muajit qershor do t’i zhvillojë katër ndeshje miqësore.

Më 1 qershor Kosova do të luajë kundër San Marinos dhe më 4 qershor do të luajë kundër Kazakistanit.

Këto ndeshje do të luhen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërkohë dy ndeshje tjera të Kosovës janë në një kamp përgatitor në Antalya të Turqisë.

Kundërshtarë do të jenë përfaqësuesja e Komorosit dhe ajo e Gambisë. Janë këto dy përfaqësuese afrikane.

Por, Kosovën në këto miqësore do ta përfaqësojnë kryesisht lojtarë të Superligës.

“Më 5 qershor Kombëtarja A e përbërë kryesisht me futbollistë të Superligës, udhëton në Antalya për një kamp disa ditorë dhe në program do të ketë zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore me Kombëtaren e Komorosit dhe të Gambisë”.