TURIN, ITALY - AUGUST 01: Nicolo Zaniolo of AS Roma fouled by Gianluca Frabotta of Juventus during the Serie A match between Juventus and AS Roma at on August 1, 2020 in Turin, Italy. (Photo by Chris Ricco/Getty Images )

Kthimi i sulmuesit të Romës, Nicolò Zaniolo në fushë thuhet se është shtyrë për tre deri në katër javë dhe i riu duket se do të humbasë në Euro 2020.

Zaniolo pas konsultimit me një doktor zbuloi se gjuri është mirë, por ende i mungon 10 përqind forcë në krahasim me këmbën tjetër.

Procesi i rikuperimit të mesfushorit është ngadalësuar edhe nga virusi COVID-19 dhe në këto ditë Zaniolo do të rifillojë punën me skuadrën Primavera.

Megjithatë, kthimi i tij në fushë është shtyrë për tre deri në katër javë, ku ai mund të kthehet vetën për dy ndeshjet e fundit në Serie A.

Zaniolo shpresonte të kthehej në kohë për të kërkuar një vend në skuadrën e Italisë të udhëhequr nga Roberto Mancini, për Kampionatin Evropian këtë verë, por pjesëmarrja e tij duket shumë e vështirë në këtë moment.