Leart Paqarada ka realizuar një super gol në takimin i cili po zhvillohet ndërmjet skuadrës së tij St.Pauli dhe ekipit Wuerzburger Kickers.
Reprezentuesi i Kosovës qëlloi në minutën e 22-të të ndeshjes portën kundërshtare, duke realizuar kështu njërën nga golat më të bukur të ndeshjes.
Pasi pranoi një top nga bashkëlojtari i tij Finn Becker, Paqarada goditi me këmbën e tij të djathtë dhe realizoi golin e tretë për St. Paulin.



























