Klubi italian, Milani ka konfirmuar tashmë edhe zyrtarisht tërheqjen e tyre nga Superliga Evropiane me anë të një deklaratë zyrtare.

Pas klubeve angleze, Atletico Madridit dhe Interit, tani edhe Milani ka konfirmuar tërheqjen nga Superliga Evropiane.

Konfirmimi i Rossonerëve ka ardhur me anë të faqes së tyre zyrtare.

 “Ne e pranuam ftesën për të marrë pjesë në projektin e Superligës me qëllimin e mirëfilltë për të ofruar një garë më të mirë të mundshme evropiane për tifozët e futbollit në të gjithë botën dhe në interesin më të mirë të klubit dhe tifozëve tanë”.

“Ndryshimi nuk është gjithmonë i lehtë, por evolucioni është i domosdoshëm për përparimin, dhe strukturat e futbollit evropian kanë evoluar dhe ndryshuar gjatë dekadave”.

“Sidoqoftë, zërat dhe shqetësimet e tifozëve në të gjithë botën janë shprehur qartë për Superligën, dhe AC Milan duhet të jetë i ndjeshëm ndaj zërit të atyre që e duan këtë sport të mrekullueshëm”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë shumë për të dhënë një model të qëndrueshëm për futbollin”, thuhet në komunikatën zyrtare të Milanit.