Roma ka triumfuar ndaj Bolognas me rezultat minimal 1-0 në kuadër të javës së 30-të në Serie A.

Giallorossët e filluan mjaftë mirë takimin, duke krijuar disa shanse të sigurta për gol, mirëpo u mungoi konkretizimi.

Por, ky mund i madh i tyre u shpërblye në minutën e 44-të, pasi Borja Mayoral shënoi për 1-0.

Në 45 minutat e dytë, Roma ishte disi më e tërhequr dhe kërkonte të përfitonte nga gabimet e mysafirëve.

Shans të mirë për gol pati edhe Amadou Diaëara, që në minutën e 55-të përpak sa nuk shënoi gol nga një solo aksion.

Mundësinë më të mirë për të realizuar për 2-0 e kishte Bruno Peres (74’), por portieri i Bolognas bëri një pritje fantastike.

Pas javës së 30-të, Roma gjendet në vendin e shtatë me 54 pikë, pesë më pak se Napoli që është në vendin e katërt dhe është objektivi i tyre për t’u plasura pikërisht aty.