UEFA ka marr vendimin e fundit për lojtarin e Slavia Pragës, Ondrej Kudela, i cili u akuzua për fyrje në baza racore drejt lojtarit të Rangers, Glen Kamara.
Në ndeshjen e dytë mes Rangers dhe Slavia Pragës në kuadër të Europa Ligës, lojtarët e dy ekipeve patën disa momente kacafytje mes njëri tjetrit, ku edhe lojtari i Rangers, Kamara, akuzoi gjatë dhe pas ndeshjes se lojtari i Salvias, Kudela, e kishte fyer me baza racore.
UEFA ka marr vendim që ta dënoj lojtarin me 10 ndeshje pezullim në të gjitha garat pas incidentit të shumë folur gjatë këtyre javëve.