Ole Gunnar Solskjaer thotë që orari për javën e ardhshme është “fizikisht i pamundur” pasi që ekipi i tij arriti që të shkoj në finale të Europa League. United humbi nga Roma 3-2, por u shpallën fitues për shkak të fitores bindëse në ndeshjen e parë.
Ndeshja e mbrëmshme ishte e para nga katër sa do të luaj Man United në tetë ditë.
“Është diçka e padëgjuar”, tha Solskjaer pas arritjes së finales së parë si menaxher i United.
Man United do të luaj të dielën, të martën dhe të enjtën tjetër në Premiere League. Për këtë Solskjaer tha: “Është bërë nga njerëz që nuk kanë luajtur kurrë futboll në këtë nivel. Ëshjtë fizikisht e pamundur për lojtarët. Neve na duhen të gjithë lojtarët për këto katër ndeshje. Është një periudhë shumë e shkurtër por duhet të jemi të përgatitur”. United që është në vendin e dytë në Premiere League luajnës si mysafirë ndaj Aston Villa të dielën, përrderisa ndeshjen e shtyrë me Liverpool e luajnë me 13 maj. Por para kësaj ndeshje do të luajnë edhe ndaj Leicester City me 11 maj. Dy ndeshjet e fundit do t’i luajnë ndaj Fulham me 18 maj dhe ndeshjen e fundit sezonale e luajnë ndaj Wolfes me 23 maj.