AS Roma ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin portugez e njohur Jose Mourinho, shkruan VAR Kosova.

Këtë e ka konfirmuar edhe Jose Mourinho, i cili ka dhënë fjalët e para si trajner i Romës.

Ai ka deklaruar se pas takimit me pronarët e klubit është bindur për projektin e ri dhe pasioni i madh i tifozëve të Romës, ia kanë bërë më të lehtë vendimin.

“Pas takimeve me pronarët, unë mënjëherë i kuptova ambiciet e tyre për Romën. Pasioni i jashtëzakonshëm i tifozëve të Romës më kanë bindur që unë të pranoj punën dhe unë mezi po pres fillimin e sezonit të ri. Daje Roma”, ka dekaruar Mourinho, transmeton VAR Kosova.

Mourinho javë më parë u shkarkua nga Tottenham, pas një viti e gjysmë si trajner i tyre.

Roma pak minuta më parë përmes një komunikate për shtyp ka njoftuar se Mourinho ka nënshkruar kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2024.

Klubi romak sot gjatë ditës bëri të ditur se kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin portugez, Paulo Fonseca, por i cili do të qëndrojë deri në fund të këtij kampionati.

Roma renditet në pozitën e shtatë me 55 pikë pas 34 xhiro. Edhe katër xhiro kanë mbetur për t’u zhvilluar deri në fund, por që nuk ka shanse të kualifikohet në Ligën e Evropës apo Ligën e Kampionëve.

Ish kampioni italian të enjten do ta zhvillojë ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Evropës kundër Manchester United, por thuajse është eliminuar pas rezultatit të ndeshjes së parë 6:2. /VAR Kosova/