Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Prishtina e ka mposhtur Llapin me rezultat 1:3.

Mankenda (’15), Bekteshi (’42) dhe John (’64) shënuan për mysafirët dhe tri pikët e arta.

Ndërkaq, për vendasit golin e nderit e shënoi Aliu në minutën e 19-të.

Nga ana tjetër, në stadiumin “Bajram Aliu”, Drenica e ka mposhtur Ballkanin me rezultat të ngushtë, 2:1.

Uka (’19) dhe Denisson (’50) i shënuan golat e fitores për Drenicën, kurse për Ballkanin realizoi Zeka (’51).

Dy ndeshjet në fjalë ishin të vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Kosovës.