Chelsea sot do të tentoj që të fitoj medaljen e parë në epokën e Thomas Tuchel. Që nga zëvëndësimi i Frank Lampard, Tuchel i ka transformuar të kaltërit dhe sot ata kanë njërën nga dy mundësitë e kësaj sezone për të fituar një titull.

Leicester në anën tjetër janë stabilizuar së fundmi në Premier League nën drejtimin

Brendan Rodgers dhe kanë mundësinë e tyre të parë që të fitojnë një medalje tjetër pas suksesit në Premier League në vitin 2016.

Ndeshja do të luhet sot nga ora 18:15 me kohë lokale të Kosovës, në stadiumin Wembley.

Rreth 21,000 tifozë do të jenë të pranishëm në stadium. Fituesi i Kupës FA do të marrë një shpërblim prej 1,800,000 paund përderisa humbësi do të marrë gjysmën e kësaj shume.