Kombëtarja e Kosovës ka përmbyllur fazën e dytë kualifikuese për Euro 2022 me një humbje të thellë nga nën kampionja e botës, Suedia.
Suedezët, të cilët e përmbyllën këtë fazë kualifikuese pas asnjë humbje, mposhtën ekipin e Kosovës me rezultat 39:16. Kosova ka mbyllur këtë fazë në vendin e fundit me vetëm një fitore dhe një barazim (të dyjat ndaj Rumanisë), dhe me të gjitha ndeshjet tjera të humbura.