Argjentina ka rrëmbyer tri pikë të vlefshme në ndeshjen e dytë në Grupin A në Copa America.

Argjentina në krye me Lionel Messin kanë korrur fitore të madhe të premten mbrëma duke e mposhtur 1-0 Uruguain, për të shkuar në kuotën e 4 pikëve në Grupin A në Copa America, aq sa Kili.

Guido Rodriguez ishte heroi i Argjentinës, i cili realizoi golin e fitores në minutën e 13’, të asistuar nga Lionel Messi.