Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka reaguar pas fitores së “Dardanëve” kundër San Marinos.

Në miqësoren e sotme në “Fadil Vokrri”, Kosova e “demoloi” San Marinon me rezultat 4:1.

Pas ndeshjes, Challandes u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij.

“Nuk mund të them se ishte ndeshje e vështirë. Mendoj që ekipi ka bërë më të mirën. Ndoshta me më tepër efikasitet mund të bënim më mirë. Jam i kënaqur me atë që bëri skuadra sonte. Mendoj se ishte eksperiencë e mirë. Kemi parë tre lojtarë të re në skuadër”, ka thënë Challandes për “SS Kosova”.

“Kemi kontrolluar ndeshjen kemi ndërtuar aksione të mira dhe në fund mund të jam i kënaqur me atë se çfarë treguam sonte. Mendoj që është një ndeshje e mirë për ne. Bajselmani ka bërë një paraqitje të mirë por sot si mbrojtës nuk ka qenë e vështirë pasi nuk pa pasur punë por ka luajtur mirë me topin”, shtoi ai.