Italia e ka prerë biletën për fazën tjetër të Kampionatit Evropian në ndeshjen e parafundit në Grupin A.

Të besuarit e Roberto Mancinit e arritën këtë pas fitores 3-0 në sfidën e dytë kundër Zvicrës së shqiptarëve.Për Zvicrën startuan Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, por nuk lanë gjurmë.Italia e nisi furishëm ndeshjen dhe që në pjesën e parë tregoi se ka hyrë në fushë vetëm për tri pikë.

Locatelli, mesfushori që kërkohet nga Juventusi, realizoi për 1-0 në minutën e 26-të të ndeshjes, pak minuta pasi VAR-i ia ndaloi golin Giorgio Chiellin

Locatelli shënoi edhe goli e dytë në pjesën e dytë, ndërkohë golin e fundit e shënoi Immobile.

Italia, një ndeshje para fundit në Grupin A, kualifikohet në fazën tjetër të “Euro 2020”.