Ka përfunduar ndeshja e sotme mes Anglisë dhe Kroacisë në kuadër të “Euro 2020”.

Në kuadër të grupit D, Anglia ka qenë nikoqire e Kroacisë në pasditën e sotme.

Ndeshja e zhvilluar në “Wembley” i takoi “Tre Luanëve” me rezultat minimal, 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për Anglinë e shënoi Raheem Sterling në minutën e 57-të.

Me këtë fitore, Anglia renditet në vendin e parë me tre pikë të grumbulluara.

Kurse, Kroacia në vendin e fundit pa pikë.