Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo vazhdon të përbëjë lajm në çdo paraqitje të tij në Euro 2020, sikurse në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Legjenda e futbollit është një nga lojtarët më të njohur në histori, por duket se jo gjithkush e njeh se kush është ai.

Kjo për shkak se një video e Ronaldos që përpiqet të hyjë në stadiumin ‘Puskas Arena’ përpara ndeshjes kundër Hungarisë po bëhet virale.

Një roje sigurie e thërret Ronaldon për të kontrolluar dy herë ID-n (kartën e identifikimit) të tij dhe për të siguruar që ai ka të drejt hyrje në stadium.

Reagimi i portugezit dukej normal pas kërkesës së rojës së sigurimit, edhe pse mbrapa fytyrës së tij vërehej një e qeshur cinike.