Më pak evident dhe edhe më i bujshëm kafshimi i Luis Suarez ndaj Chiellini-t në Botërorin 2014-ës, por gjithsesi mbetet befasues. Dhëmbët në shpinën e Paul Pogba në sfidën mes Francës dhe Gjermanisë mund t’i kushtojnë një ndëshkim Antonio Rudiger, edhe pse mbrojtësi gjerman nuk u ndëshkua me karton dhe aksioni nuk u rishikua në VAR.

Mbrojtësi gjerman u kap nga kamerat ndërsa i afrohej shpinës së Pogba dhe pastaj përkuli kokën para, duke tentuar ta kafshojë në fanellë. Pogba u ankua menjëherë te arbitri Juan Carlos Yuste Jimenez. “Më kafshoi pak dhe e ndjeva, ja thashë arbitrit,-shpjegoi francezi pas ndeshjes duke shtuar,- nuk u ndëshkua me karton dhe nuk dua që të pezullohet për atë episod. Në fund u përqafuam dhe mbaroi aty”.

Por gjithsesi deklarata e Pogba nuk është se mbyll çështjen, arbitri vazhdoi lojën, nuk u aplikua rishikimi i aksionit në VAR, por nuk përjashtohet mundësia që të analizohet prova televizive. Të shtunën në orën 18.00 Gjermania do të sfidojë Portugalinë e Cristiano Ronaldos.