Në stadiumin Parken në Kopenhagë përballen Rusia dhe Danimarka në ndeshjen e fundit grupore në kuadër të ‘Euro 2020’.

Këto dy skuadra luajnë në Grupin B, ndërsa rusët duhet të fitojnë për ta pasur të sigurt kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

Në anën tjetër, danezët me fitore do të arkëtojnë tri pikë dhe do të pozicionoheshin në vend të tretë duke pritur kualifikimin eventual si pjesë e katër skuadrat që do të vazhdojnë tutje nga pozitat e treta.

Do të shohim edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Stanislav Cherchesov dhe Kasper Hjulmand.

Formacioni startues i Rusisë: Safonov; Kudrjasov, Diveev, Dzhikiya; Fernandes, Zobnin, Ozdoev, Kuzyayev; Miranchuk, Golovin; Dzyuba.

Formacioni startues i Danimarkës: Schmeichel; Maehle, Kjaer, Christensen, Vestergaard; Wass, Hojbjerg, Delaney; Poulsen, Braithwaite, Damsgaard.