Përkundër se nuk u dorëzuan deri në fund, kroatët nuk arritën ta mposhtin “Stuhinë e Kuqe”.
Takimi që solli shumë spektakël përfundoi me rezultat 3:5 në të mirë të spanjollëve.
Serinë e golave për Spanjën e nisi portieri, Unai Simon, i cili i pavëmendshëm nuk ndali topin e kthyer nga mesfushori Pedri, duke shënuar autogol.
Teksa, kur po zhvilloheshin pesë minutat e fundit të pjesës së parë, Spanja arriti ta barazojë rezultatin për 1-1, me golin e Sarabias, kjo pas një aksioni të gjatë dhe insistues.
Golin për 3:3 në minutën 90+3 e shënoi mesfushori i Atalantës, Mario Pasalic. Kurse për 2:3 shënoi Mislav Orsic.
Megjithatë, në vazhdime, Spanja arriti të shënonte dy gola që e dërguan në çerekfinale.
Për 3-4 shënoi Alvaro Morata, ndërsa për 3 -5 shënoi mesfushori i Real Sociedadit, Mikel Oyarzabal.
Ndryshe, Kroacia arriti deri në këtë fazë pasi e mbyllin Grupin D në vendin e dytë me katër pikë të grumbulluara.
Spanja ishte në Grupin E ku përfundoi në vendin e dytë me pesë pikë të grumbulluara, ku në çerekfinale e pret fituesi i takimit Francë – Zvicër.



























