Tashmë është bërë gjithçka zyrtare, Milot Rashica është transferuar tek klubi anglez i Norwich, transmeton VAR KOSOVA.
Pak momente pasi ka konfirmuar largimin nga Werder Bremen, klub ky i cili ra sezonin e fundit nga Bundesliga, Rashica është prezantuar tek Norwich.
Norwich, i cili sezonin e fundit e luajti në kategorinë e dytë të futbollit anglez, këtë sezon është pjesë e Premier Ligës.



























