Roma siguron zëvendësuesin e Leonardo Spinazzola, i cili do të qëndrojë 6 muaj jashtë fushave për shkak të dëmtimit që pësoi në çerekfinalen e Euro 2020 ndaj Belgjikës.
Klubi italian ka arritur akordin me Palmeiras për shërbimet e Matias Vina. 23-vjeçari uruguaian (16 ndeshje me kombëtaren) luan në krahun e majtë dhe në qendër të mbrojtjes.
11 milion euro do të paguajnë verdhekuqtë në arkat e klubit brazilian, që do të përfitojë edhe 2.5 milion të tjera në formë bonusesh.



























