“Ajo që dua më shumë është të fitoj një titull me ekipin kombëtar. Ne jemi më të karikuar se kurrë për ta fituar Kupën e Amerikës”. Këto janë fjalët e Leo Messi, pasi mundi Kolumbinë me penallti në gjysmëfinale. Në mendjen e tij, me siguri do të kenë kaluar imazhet e katër finaleve të humbura me fanellën Albiceleste, tri prej të cilave në Kupën e Amerikës (një me Brazilin dhe dy me Kilin). Finalja tjetër është ajo në Kupën e Botës 2015 (me Gjermaninë). Tani, në epilogun e edicionit të 47-të të turneut kontinental të Amerikës së Jugut, 34-vjeçari do të ketë një shans tjetër, mbase i fundit, për të provuar diçka të madhe me kombëtaren. Kundërshtari i tij do të jetë miku dhe shoku, Neymar.

Coppa America, diretta Argentina-Brasile ore 2: formazioni e dove vederla

“Unë e doja Argjentinën në finale, kam shumë miq atje, por Brazili do të fitojë. Gjithmonë thoja: Messi është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë. Një mik i madh, vetëm se tani jemi në finale dhe rivalë. E dua këtë titull, do të ishte i pari për mua, ashtu si për të. Unë e di që Leo ka luftuar shumë për ekipin e tij kombëtar. Nëse në fushë nuk jam vetë dhe as Brazili, gjithmonë mbështes Argjentinën”, – thotë Neymar. Imagjonojeni këtë përballje gjigantësh përmes fjalëve të dy yjeve respektivë. Prej orës 2 të natës (sipas orës sonë), në “Maracana” do të startojë ndeshja që pritet të ndiqet në të gjithë botën, edhe pse në një orar disi të papërshtatshëm për europianët.

Copa America 2021 Final: Argentina-Brazil | Barron's

Ja formacionet e mundshme: ARGJENTINA (4-3-3): Dibu Martinez; Molina, Otamendi, Pezzella, Tagliafico; Rodriguez, Paredes, De Paul; Messi, Lautaro Martinez, Di Maria.

BRAZILI (4-3-3): Ederson; Danilo, Marquinos, Thiago Silva, R. Lodi; Casemiro, Fred, Paquetà; Cebolinha, Neymar, Richarlison.