Foden nuk morri pjesë në stërvitjen e Anglisë, në vigjilje të finales së Euro 2020 përballë Italisë paraditen e kësaj të shtune. Futbollisti të premten ishte transportuar nga një furgon jashtë qendrës sportive ku zhvillon përgatitjet kombëtarja angleze për t’iu nënshtruar kontrolleve të detajuara, pasi kishte marrë më parë një goditje në gju gjatë seancës stërvitore.
prezenca e tij për finalen e madhe në këtë pikë është në dyshim. Para se të ndodhte goditja në gju, lojtari i Manchester Cityt ashtu si dhe Jadon Sancho, ishte konsideruar në listë për një fanellë titullari, në vend të Bukayo Saka, në atë që sipas mediave britanike do të kishte qenë i vetmi ndryshim në 11-shen titullare të projektuar nga Southgate në krahasim me skuadrën që luajti gjysmëfinalen përballë Danimarkës.



























