Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka paralajmëruar se nga sezoni i ri implementimi i teknologjisë VAR do të aplikohet në Superligën e Kosovës.
Ademi një paralajmërim të tillë e bëri në faqen e tij zyrtare në Facebook, mirëpo nuk ka dhënë detaje të tjera.
‘’Nga sot kemi hyrë në emocionet e edicionit të ri të garave, 2021/22. Tërheqja e shortit për Superligë dhe Ligën e Parë shënoi fillimin e përgatitjeve intensive, si për ne si federatë, e po ashtu për klube. Ky edicion garues do të ketë shumë avancime e realizim të projekteve. Superliga do të avancojë me sistemin VAR, një projekt ky gjigant, të cilin kemi arritur ta instalojmë në kohë rekorde në futbollin tonë’’, ka shkruar ndër të tjera i pari i FFK-së.



























